Dhjata e Re

Zbulesa 2:18-22 Së Bashku (ALNT)

18. «Engjëllit të kishës në Tiatirë shkruaji:Kështu thotë Biri i Perëndisë, ai që i ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e të cilit ngjajnë me bronz të kulluar:

19. I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe durimin tënd. Di edhe që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.

20. Por kam diçka kundër teje. Ti lejon Jezabelën, një grua që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe të mashtrojë shërbëtorët e mi, duke i shtyrë të jepen pas kurvërisë dhe të hanë flijime idhujsh.

21. I dhashë kohë të pendohet, por ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga kurvëria e saj.

22. Ja, unë do ta bëj të zërë shtratin dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore me të do të kenë vuajtje të mëdha nëse nuk pendohen për ato që bëjnë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 2