Dhjata e Re

Zbulesa 2:16-25 Së Bashku (ALNT)

16. Pendohu, pra! Përndryshe do të vij së shpejti dhe do t’i luftoj me shpatën e gojës time.

17. Kush ka veshë le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti i Shenjtë: atij që fiton do t’i jap nga mana e fshehur. Do t’i jap edhe një gur të bardhë, ku do të jetë shkruar një emër i ri që askush nuk e di, përveç atij që e merr.»

18. «Engjëllit të kishës në Tiatirë shkruaji:Kështu thotë Biri i Perëndisë, ai që i ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e të cilit ngjajnë me bronz të kulluar:

19. I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe durimin tënd. Di edhe që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.

20. Por kam diçka kundër teje. Ti lejon Jezabelën, një grua që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe të mashtrojë shërbëtorët e mi, duke i shtyrë të jepen pas kurvërisë dhe të hanë flijime idhujsh.

21. I dhashë kohë të pendohet, por ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga kurvëria e saj.

22. Ja, unë do ta bëj të zërë shtratin dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore me të do të kenë vuajtje të mëdha nëse nuk pendohen për ato që bëjnë.

23. Bijtë e saj do t’i ndëshkoj me vdekje dhe le ta marrin vesh të gjitha kishat se unë jam ai që shqyrton mendimet dhe dëshirat. Secilit prej jush do t’i jap sipas veprave të tij.

24. Ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk i ndiqni mësimet e saj dhe nuk i njihni ato që i quajnë ‘thellësitë e Satanit’, nuk do t’ju vë barrë tjetër,

25. por mbani fort ato që keni, derisa të kthehem unë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 2