Dhjata e Re

Zbulesa 18:8-21 Së Bashku (ALNT)

8. Prandaj në një ditë të vetme do të mblidhen plagët e saj:vdekja, vajtimi dhe zia e bukës.Ajo do të digjet e tëra në zjarr,sepse Zoti Perëndi që e gjykon është i fuqishëm.

9. Mbretërit e tokës, që bënë kurvëri me të dhe dëfryen me luksin e saj, do ta qajnë e do të vajtojnë kur të shohin tymin e flakëve të saj.

10. Ata do t’i qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj dhe do të thonë:“Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh,o qytet i fortë, Babiloni,se brenda një ore të erdhi ndëshkimi!”.

11. Tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk ua blen më mallin,

12. mall prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, pëlhura liri e purpuri, mëndafshi e të kuqe, si dhe gjithfarë drurësh erëmirë e gjithfarë sendesh fildishi e druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri e mermeri,

13. kanellë e parfume, temjane, mirrë e livandë, verë e vaj, majë mielli e grurë, gjedhë e dhen, kuaj e qerre, trupa e shpirtra njerëzish.

14. Ata do t’i thonë:“Gjithë të mirat që dëshironte shpirti ytikën,gjithë pasuritë e luksetmorën funddhe nuk do t’i gjesh më.”

15. Tregtarët që u pasuruan prej saj do të qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj, do të qajnë e do të vajtojnë

16. duke thënë:“Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh,veshur me li të purpurt e të kuqdhe zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë,

17. sepse gjithë kjo pasuri u shkretua për një orë!”.Të gjithë kapitenët e anijeve dhe udhëtarët, detarët dhe ata që punonin në lundrim qëndronin larg

18. e thërrisnin duke parë tymin e flakëve të saj: “Cili qytet ngjan me qytetin e madh?”.

19. Hidhnin dhè mbi kokë e thërrisnin, duke qarë e duke vajtuar:“Mjerë! Mjerë qyteti i madh,me pasurinë e të cilit u pasuruan të gjithë ata që kishin anije në det!Mjerë, sepse u shkretua për një orë.”

20. Gëzohu për shkatërrimin e saj, o qiell!Gëzohuni edhe ju besimtarë të Krishtit, apostuj e profetë,se Perëndia e gjykoi për të keqen që ju bëri».

21. Pastaj një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh sa një gur mulliri, e hodhi në det dhe tha:«Po kaq furishëm do të hidhet tejedhe Babilonia, qyteti i madh,dhe nuk do të gjendet kurrë më.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 18