Dhjata e Re

Zbulesa 18:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj pashë një engjëll tjetër që po zbriste nga qielli. Ai kishte pushtet të madh dhe toka u ndriçua nga lavdia e tij.

2. Atëherë engjëlli thirri me zë të lartë:«Ra, ra Babilonia e madhe!Ra dhe u bë banesë djajshdhe strofull e çdo shpirti të ndyrë,shpendi të papastërdhe bishe të fëlliqur e të urryer.

3. Me verën e zemërimit të kurvërisë së saju dehën gjithë kombet.Mbretërit e tokës bënë kurvëri me të,ndërsa tregtarët e tokës u pasuruan me luksin e saj të shfrenuar».

4. Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli që tha:«Populli im, dilni prej saj,që të mos bëheni pjesëtarë të mëkateve të sajdhe të mos merrni plagënga plagët e saj.

5. Sepse, mëkatet e saj arritën deri në qielldhe Perëndia i kujtoi padrejtësitë e saj.

6. Silluni me të siç u soll ajo me ju,shpërblejani dyfish veprat,ndërsa kupën që ju dha të pini, mbushjani dy herë më shumë.

7. Jepini asaj po aq mundim e vajtim,sa i dha lavdi e luks vetes,ajo që vazhdon të thotë në zemrën e vet:“Unë rri ulur si mbretëreshë,nuk jam vejushëdhe nuk kam për të parë kurrë vajtim me sy.”

8. Prandaj në një ditë të vetme do të mblidhen plagët e saj:vdekja, vajtimi dhe zia e bukës.Ajo do të digjet e tëra në zjarr,sepse Zoti Perëndi që e gjykon është i fuqishëm.

9. Mbretërit e tokës, që bënë kurvëri me të dhe dëfryen me luksin e saj, do ta qajnë e do të vajtojnë kur të shohin tymin e flakëve të saj.

10. Ata do t’i qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj dhe do të thonë:“Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh,o qytet i fortë, Babiloni,se brenda një ore të erdhi ndëshkimi!”.

11. Tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk ua blen më mallin,

12. mall prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, pëlhura liri e purpuri, mëndafshi e të kuqe, si dhe gjithfarë drurësh erëmirë e gjithfarë sendesh fildishi e druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri e mermeri,

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 18