Dhjata e Re

Zbulesa 17:3-11 Së Bashku (ALNT)

3. Dhe më çoi në shkretëtirë, rrëmbyer nga Shpirti i Shenjtë. Atje pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë të kuqe plot me emra fyes. Bisha kishte shtatë kokë e dhjetë brirë.

4. Gruaja ishte veshur me të purpurta e të kuqe, e zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë. Në dorë mbante një kupë të artë mbushur me fëlliqësitë dhe ndyrësitë e kurvërisë së saj.

5. Mbi ballë kishte të shkruar një emër me kuptim të fshehtë ‘Babilonia e madhe, nëna e lavireve dhe e fëlliqësive të dheut’.

6. Pastaj pashë gruan që ishte dehur me gjakun e besimtarëve dhe dëshmorëve të Jezuit.Kur e pashë, shtanga nga habia e madhe.

7. Atëherë engjëlli më tha:«Përse habitesh? Unë do të të tregoj të fshehtën e gruas dhe të bishës me shtatë kokë e dhjetë brirë, që e mban gruan.

8. Bisha që pe jetonte, por nuk jeton më. Ajo do të dalë nga humnera dhe do të shkojë drejt shkatërrimit. Banorët e tokës, që nuk e kanë të shkruar emrin në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të mrekullohen duke parë bishën që jetonte dhe nuk jeton më, por që do të vijë përsëri.

9. Këtu duhet mendje e urtë! Shtatë kokët janë shtatë kodra mbi të cilat rri ulur gruaja. Janë edhe shtatë mbretërit.

10. Pesë prej tyre ranë. Njëri është këtu, ndërsa tjetri nuk ka ardhur ende, po kur të vijë, duhet të qëndrojë për pak kohë.

11. Bisha që jetonte dhe nuk jeton më, është mbreti i tetë, por është edhe një nga të shtatët dhe shkon drejt shkatërrimit.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 17