Dhjata e Re

Zbulesa 17:15-18 Së Bashku (ALNT)

15. Pastaj më tha: «Ujërat që pe, ku rri ulur lavirja, janë popuj, turma, kombe dhe gjuhë.

16. Dhjetë brirët që pe dhe bisha do ta urrejnë laviren dhe do ta shkretojnë, do ta zhveshin, do t’ia hanë mishin me dhëmbë dhe do ta djegin në zjarr.

17. Sepse Perëndia u dha në zemër të vepronin sipas mendimit të tij, të ishin në një mendje dhe t’ia jepnin mbretërinë e tyre bishës, derisa të plotësoheshin fjalët e Perëndisë.

18. Gruaja që pe është qyteti i madh, që sundon mbi mbretërit e tokës».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 17