Dhjata e Re

Zbulesa 17:1-3 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj, njëri nga shtatë engjëjt që mbanin shtatë kupat erdhi e më tha: «Eja të të tregoj gjykimin e lavires së madhe, që shtrihet përgjatë ujërave të shumtë.

2. Me të kurvëruan mbretërit e tokës dhe nga vera e kurvërisë së saj u dehën banorët e tokës».

3. Dhe më çoi në shkretëtirë, rrëmbyer nga Shpirti i Shenjtë. Atje pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë të kuqe plot me emra fyes. Bisha kishte shtatë kokë e dhjetë brirë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 17