Dhjata e Re

Zbulesa 12:7-18 Së Bashku (ALNT)

7. Atëherë në qiell u bë luftë. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Dragoi luftoi bashkë me gjithë engjëjt e tij,

8. por nuk fitoi dhe për ta nuk kishte më vend në qiell.

9. Dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që quhet Djall dhe Satan, mashtruesi i gjithë botës, u hodh në tokë e bashkë me të edhe engjëjt e tij.

10. Atëherë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:«Tani erdhi shpëtimi, fuqiadhe mbretëria e Perëndisë tonëdhe pushteti i Krishtit të tij.Paditësi i vëllezërve tanë,ai që i padit para Perëndisë tonë ditë e natë, u hodh poshtë.

11. Ata e mundën me gjakun e Qengjitdhe me fjalën e dëshmisë së tyredhe ishin gati të jepnin jetën e të vdisnin.

12. Prandaj, gëzohuni, o qiejdhe ju që banoni atje!Mjerë ju, o tokë e det,se djalli zbriti te jushumë i zemëruar,duke e ditur se i ka mbetur pak kohë».

13. Kur dragoi pa se u hodh në tokë, filloi të ndjekë gruan që kishte lindur foshnjën.

14. Gruas iu dhanë dy krahët e një shqiponje të madhe, që të fluturonte për në vendin e saj në shkretëtirë, ku do të ushqehej për tri vjet e gjysmë larg gjarpërit.

15. Atëherë gjarpëri nxori nga goja ujë si një lumë pas gruas, që atë ta rrëmbente rrjedha.

16. Por gruan e ndihmoi toka, e cila hapi gojën dhe përpiu lumin që kishte nxjerrë dragoi nga goja.

17. Dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi për të luftuar me pasardhësit e tjerë të saj, me ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe dëshmojnë për Jezuin.

18. Ai mbeti mbi rërën e detit.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 12