Dhjata e Re

Zbulesa 12:2-11 Së Bashku (ALNT)

2. Ngaqë ishte shtatzënë, gruaja bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.

3. Në qiell u shfaq edhe një shenjë tjetër. Ishte një dragua i madh i kuq, që kishte shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi kokë shtatë kurora të vogla.

4. Bishti i tij tërhoqi një të tretën e yjeve të qiellit dhe e hodhi mbi tokë. Dragoi qëndroi para gruas që ishte gati për të lindur, që të gëlltiste foshnjën e saj sapo të lindte.

5. Gruaja lindi djalë. Ai do të sundonte kombet me skeptër të hekurt. Atëherë foshnja u rrëmbye dhe u dërgua pranë Perëndisë dhe fronit të tij.

6. Pastaj gruaja iku në shkretëtirë. Atje kishte një vend që ia kishte bërë gati Perëndia. Në atë vend do ta ushqenin për njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.

7. Atëherë në qiell u bë luftë. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Dragoi luftoi bashkë me gjithë engjëjt e tij,

8. por nuk fitoi dhe për ta nuk kishte më vend në qiell.

9. Dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që quhet Djall dhe Satan, mashtruesi i gjithë botës, u hodh në tokë e bashkë me të edhe engjëjt e tij.

10. Atëherë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:«Tani erdhi shpëtimi, fuqiadhe mbretëria e Perëndisë tonëdhe pushteti i Krishtit të tij.Paditësi i vëllezërve tanë,ai që i padit para Perëndisë tonë ditë e natë, u hodh poshtë.

11. Ata e mundën me gjakun e Qengjitdhe me fjalën e dëshmisë së tyredhe ishin gati të jepnin jetën e të vdisnin.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 12