Dhjata e Re

Zbulesa 11:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj më dhanë një shkop matës, që ngjante me një skeptër dhe më thanë:«Ngrihu dhe mat tempullin e Perëndisë e altarin dhe numëro ata që adhurojnë atje.

2. Oborrin e jashtëm të tempullit lëre mënjanë e mos e mat, sepse u është dhënë paganëve, që do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.

3. Gjatë atyre njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditëve do të dërgoj dy dëshmitarët e mi të veshur me rroba zie për të profetizuar.

4. Këta janë dy ullinjtë dhe dy shandanët që qëndrojnë para Zotit të tokës.

5. Nëse dikush dëshiron t’u bëjë keq, nga goja e tyre do të dalë zjarr që do t’i përpijë armiqtë e tyre. Kështu do të vritet ai që dëshiron t’u bëjë keq.

6. Ata kanë pushtet për të mbyllur qiellin, që të mos bjerë asnjë pikë shi gjatë ditëve kur ata do të profetizojnë. Kanë edhe pushtet t’i kthejnë ujërat në gjak dhe ta godasin tokën me epidemi sa herë të duan.

7. Kur të kenë mbaruar së dëshmuari, bisha që ngjitet prej humnerës do të bëjë luftë me ta, do t’i mundë e do t’i vrasë.

8. Kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili në mënyrë simbolike quhet Sodomë dhe Egjipt, qyteti ku u kryqëzua Zoti i tyre.

9. Njerëzit nga të gjithë popujt, fiset, gjuhët dhe kombet do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë dhe nuk do të lejojnë t’i varrosin.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 11