Dhjata e Re

Zbulesa 1:4-10 Së Bashku (ALNT)

4. Gjoni u shkruan shtatë kishave që ndodhen në Azi:qoftë me ju hiridhe paqja nga Perëndia,që është,që ishtedhe që po vjen;nga shtatë shpirtratqë janë para fronit të tij

5. dhe nga Jezu Krishti,dëshmitari,besniku,i pari i ngjallur prej të vdekurvedhe prijësi i mbretërve të tokës.Ai na deshi,na çliroi nga mëkatet toname gjakun e tij

6. dhe na bëri mbretëri priftërinjshtë Perëndisë dhe Atit.Atij i qoftë lavdia dhe pushtetinë shekuj të shekujve!Amen!

7. Ja, ai vjen me retë!Të gjithë do ta shohin,edhe ata që e shpuan me heshtë.Gjithë fiset e dheutdo të vajtojnë për të.Po, amen!

8. «Unë jam Alfa dhe Omega.» - thotë Zoti Perëndi, i gjithëpushtetshmi, ai që është, që ishte dhe që po vjen.

9. Unë Gjoni, vëllai juaj, që në Jezuin ndaj me ju pikëllimin, pritjen e mbretërisë dhe qëndresën, isha në ishullin që quhet Patmos për shkak të fjalës së Perëndisë dhe të dëshmisë për Jezu Krishtin.

10. Ditën e Zotit, i rrëmbyer nga Shpirti i Shenjtë, dëgjova pas meje një zë të fortë si trumbetë,

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 1