Dhjata e Re

Zbulesa 1:14-20 Së Bashku (ALNT)

14. Koka dhe flokët e tij ishin të bardhë porsi leshi i bardhë dhe si dëbora, ndërsa sytë e tij si flakë zjarri.

15. Këmbët e tij ngjanin me bronz të kulluar të pastruar në furrë, ndërsa zëri i tij si ushëtima e ujërave të detit.

16. Në dorën e djathtë mbante shtatë yje, ndërsa nga goja i dilte një shpatë e mprehtë me dy tehe. Fytyra e tij ishte si dielli kur ndriçon me gjithë forcën e tij.

17. Kur e pashë, rashë si i vdekur para këmbëve të tij. Ai vuri dorën e djathtë mbi mua e më tha:«Mos ki frikë! Unë jam i pari dhe i fundit.

18. Unë jam ai që jeton. Isha i vdekur por ja ku jam i gjallë në shekuj të shekujve. Unë kam çelësat e vdekjes dhe të ferrit.

19. Shkruaj, pra, gjërat që pe: ato që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin më vonë.

20. Ja e fshehta e shtatë yjeve që pe në dorën time të djathtë dhe e shtatë shandanëve të artë: shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, ndërsa shtatë shandanët janë shtatë kishat.»

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 1