Dhjata e Re

Zbulesa 1:12-20 Së Bashku (ALNT)

12. U ktheva për të parë zërin që po më fliste. Atëherë pashë shtatë shandanë të artë

13. dhe në mes të shandanëve pashë dikë që ngjante me bir njeriu, të veshur me rrobë të gjatë dhe me brez të artë rreth kraharorit.

14. Koka dhe flokët e tij ishin të bardhë porsi leshi i bardhë dhe si dëbora, ndërsa sytë e tij si flakë zjarri.

15. Këmbët e tij ngjanin me bronz të kulluar të pastruar në furrë, ndërsa zëri i tij si ushëtima e ujërave të detit.

16. Në dorën e djathtë mbante shtatë yje, ndërsa nga goja i dilte një shpatë e mprehtë me dy tehe. Fytyra e tij ishte si dielli kur ndriçon me gjithë forcën e tij.

17. Kur e pashë, rashë si i vdekur para këmbëve të tij. Ai vuri dorën e djathtë mbi mua e më tha:«Mos ki frikë! Unë jam i pari dhe i fundit.

18. Unë jam ai që jeton. Isha i vdekur por ja ku jam i gjallë në shekuj të shekujve. Unë kam çelësat e vdekjes dhe të ferrit.

19. Shkruaj, pra, gjërat që pe: ato që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin më vonë.

20. Ja e fshehta e shtatë yjeve që pe në dorën time të djathtë dhe e shtatë shandanëve të artë: shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, ndërsa shtatë shandanët janë shtatë kishat.»

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 1