Dhjata e Re

Veprat 26:8-19 Së Bashku (ALNT)

8. Përse ju duket e pabesueshme që Perëndia të ngjallë të vdekurit?

9. Edhe unë vetë kam menduar se duhej të bëja gjithçka që mundesha kundër emrit të Jezuit të Nazaretit

10. dhe këtë gjë bëra në Jerusalem. Me autoritetin që mora nga kryepriftërinjtë kam çuar në burg shumë nga besimtarët e krishterë dhe kam dhënë miratimin tim kur i dënonin me vdekje.

11. Shpeshherë, në të gjitha sinagogat, jam munduar që me anë të dhunës t’i detyroj të mohojnë besimin e tyre dhe zemërimi im kundër tyre ishte aq i madh, saqë i kam përndjekur edhe në qytetet e huaja.»

12. «Kështu, u nisa për në Damask me autoritetin dhe lejen e kryepriftërinjve.

13. Gjatë rrugës, aty nga mesdita, o mbret, pashë një dritë nga qielli që ishte më e shndritshme se dielli, që shndriti rreth meje dhe atyre që udhëtonin me mua.

14. Ramë të gjithë përdhe dhe unë dëgjova një zë që më tha në hebraisht: “Saul, Saul, përse më përndjek? Do të lëndohesh duke hedhur shkelma kundër hostenit.”

15. Unë e pyeta: “Kush je ti, o Zot?”.Zoti m’u përgjigj: “Unë jam Jezui që ti po përndjek,

16. por ngrihu e qëndro në këmbë. T’u shfaqa që të të bëj shërbëtorin tim e që të dëshmosh ato që pe dhe ato që do të të tregoj.

17. Unë do të të mbroj edhe nga populli yt, edhe nga kombet pagane, te të cilat po të dërgoj

18. që t’u hapësh sytë, që të kthehen nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia. Kështu me anë të besimit në mua, do të marrin faljen e mëkateve dhe do të jenë mes atyre që i përkasin Perëndisë.”»

19. «Pas kësaj, o mbret Agripë, unë nuk mund të tregohesha i pabindur ndaj vegimit qiellor,

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 26