Dhjata e Re

Veprat 26:1-17 Së Bashku (ALNT)

1. Agripa i tha Palit: «Ke leje të flasësh për veten».Atëherë Pali ngriti dorën dhe u mbrojt kështu:

2. «E quaj veten të lumtur që po mbrohem sot para teje, o mbret Agripë, për të gjitha paditë që judenjtë kanë ngritur kundër meje,

3. sepse ti i njeh mirë të gjitha zakonet dhe mosmarrëveshjet e judenjve. Prandaj, të lutem, më dëgjo me durim.

4. Të gjithë judenjtë e dinë sesi kam jetuar që kur kam qenë i ri. Kam jetuar që nga fillimi mes popullit tim, në Jerusalem.

5. Ata më njohin që prej shumë kohësh dhe mund të dëshmojnë se unë i përkisja sektit më të rreptë të fesë sonë dhe se kam jetuar si farise.

6. Ndërsa tani qëndroj këtu për t’u gjykuar për shkak se shpresoj në premtimin që Perëndia u ka dhënë etërve tanë,

7. të cilin dymbëdhjetë fiset tona shpresojnë ta arrijnë, duke adhuruar Perëndinë ditë e natë me përkushtim. Për këtë shpresë, o mbret, më kanë paditur judenjtë.

8. Përse ju duket e pabesueshme që Perëndia të ngjallë të vdekurit?

9. Edhe unë vetë kam menduar se duhej të bëja gjithçka që mundesha kundër emrit të Jezuit të Nazaretit

10. dhe këtë gjë bëra në Jerusalem. Me autoritetin që mora nga kryepriftërinjtë kam çuar në burg shumë nga besimtarët e krishterë dhe kam dhënë miratimin tim kur i dënonin me vdekje.

11. Shpeshherë, në të gjitha sinagogat, jam munduar që me anë të dhunës t’i detyroj të mohojnë besimin e tyre dhe zemërimi im kundër tyre ishte aq i madh, saqë i kam përndjekur edhe në qytetet e huaja.»

12. «Kështu, u nisa për në Damask me autoritetin dhe lejen e kryepriftërinjve.

13. Gjatë rrugës, aty nga mesdita, o mbret, pashë një dritë nga qielli që ishte më e shndritshme se dielli, që shndriti rreth meje dhe atyre që udhëtonin me mua.

14. Ramë të gjithë përdhe dhe unë dëgjova një zë që më tha në hebraisht: “Saul, Saul, përse më përndjek? Do të lëndohesh duke hedhur shkelma kundër hostenit.”

15. Unë e pyeta: “Kush je ti, o Zot?”.Zoti m’u përgjigj: “Unë jam Jezui që ti po përndjek,

16. por ngrihu e qëndro në këmbë. T’u shfaqa që të të bëj shërbëtorin tim e që të dëshmosh ato që pe dhe ato që do të të tregoj.

17. Unë do të të mbroj edhe nga populli yt, edhe nga kombet pagane, te të cilat po të dërgoj

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 26