Dhjata e Re

Veprat 24:17-24 Së Bashku (ALNT)

17. Tani, pas shumë vitesh, u ktheva në Jerusalem për t’i sjellë ndihma popullit tim e për t’i kushtuar flijime Perëndisë.

18. Kur po kryeja ritin e pastrimit, judenjtë më gjetën në tempull dhe aty nuk kishte as turma e as trazirë.

19. Aty gjendeshin disa judenj nga Azia dhe duhej të vinin ata te ti për të ngritur padi po të kishin ndonjë gjë kundër meje.

20. Megjithatë, le ta thonë këta vetë çfarë faji kanë gjetur tek unë kur dola për t’u gjykuar para sinedrit,

21. me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».

22. Por Feliksi, që e njihte mirë Udhën e Zotit Jezu, u tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të vijë Lisia, komandanti i kohortës», dhe kështu e shtyu gjyqin.

23. Pastaj e urdhëroi centurionin që ta ruante Palin, por t’i lejonte edhe një farë lirie e të mos pengonte asnjë nga miqtë e tij që të kujdesej për nevojat që kishte.

24. Pas disa ditësh, kur erdhi Feliksi me gruan e vet Drusilën, që ishte judease, thirri Palin dhe dëgjoi prej tij për besimin në Krishtin Jezu.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 24