Dhjata e Re

Veprat 23:28-35 Së Bashku (ALNT)

28. Unë doja të dija shkakun për të cilin e kishin paditur dhe prandaj e çova para sinedrit të tyre.

29. Aty mora vesh se e kishin paditur për disa çështje lidhur me ligjin e tyre, por nuk kishte bërë asgjë që të meritonte vdekjen ose prangat.

30. Kur më njoftuan se judenjtë i kishin ngritur një kurth, e dërgova menjëherë te ti dhe i urdhërova paditësit e tij që të flasin me ty për të».

31. Atëherë ushtarët e morën Palin dhe, sipas urdhrit, e çuan gjatë natës në Antipatridë.

32. Të nesërmen i lanë kalorësit që të shkonin me të, ndërsa ata vetë u kthyen në fortesë.

33. Kalorësit arritën në Cezare, i dhanë letrën qeveritarit dhe i dorëzuan Palin.

34. Qeveritari e lexoi letrën, e pyeti Palin se cilës provincë i përkiste dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,

35. i tha: «Do të të dëgjoj kur të vijnë ata që të kanë paditur». Pastaj urdhëroi ta mbanin në mbikqyrje në pretoriumin e Herodit.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 23