Dhjata e Re

Veprat 22:11-20 Së Bashku (ALNT)

11. Meqë nuk mund të shihja për shkak të shkëlqimit të asaj drite, ata që ishin me mua më morën për dore e më çuan në Damask.

12. Një burrë me emrin Hanani, njeri i përkushtuar ndaj ligjit të Moisiut e për të cilin judenjtë që jetonin aty flisnin mirë,

13. erdhi tek unë, qëndroi përbri meje e tha: “Vëlla Saul, shih përsëri.”Në atë çast m’u hapën sytë dhe e pashë.

14. Atëherë ai tha: “Perëndia i etërve tanë të ka zgjedhur që të njohësh vullnetin e tij, që të shohësh të Drejtin e të dëgjosh zërin e tij.

15. Ti do të jesh dëshmitar i tij para të gjithë njerëzve, dëshmitar i asaj që ke parë e ke dëgjuar.

16. Dhe tani ç’pret? Ngrihu, pagëzohu e pastrohu nga mëkatet duke thirrur emrin e Zotit”».

17. «Pasi u ktheva në Jerusalem, ndërsa po lutesha në tempull, pata një vegim

18. dhe pashë Jezuin që më tha: “Nxito e largohu shpejt nga Jerusalemi, se ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua.”

19. Dhe unë thashë: “Zot, ata e dinë se në çdo sinagogë unë kam futur në burg dhe kam rrahur ata që besuan në ty.

20. Edhe kur u derdh gjaku i dëshmorit tënd Stefanit, unë isha aty, e miratova vrasjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që po e vrisnin.”

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 22