Dhjata e Re

Veprat 20:23-35 Së Bashku (ALNT)

23. Shpirti i Shenjtë më ka dëshmuar në çdo qytet se më presin prangat dhe vuajtjet.

24. Megjithatë, për mua nuk ka rëndësi jeta ime, por rëndësi ka të përfundoj vrapimin që kam nisur dhe shërbesën që kam marrë nga Zoti Jezu për të dëshmuar ungjillin e hirit të Perëndisë.

25. Unë kam ardhur te ju dhe ju predikova për mbretërinë e Perëndisë, por tani unë e di se asnjëri prej jush nuk do të më shohë më.

26. Prandaj sot po ju them se unë nuk kam faj nëse ndonjëri nga ju humbet,

27. sepse unë nuk ju kam fshehur asgjë, por ju kam predikuar gjithçka në lidhje me vullnetin e Perëndisë për ju.

28. Ruajeni veten tuaj dhe tërë grigjën, mbi të cilën Shpirti i Shenjtë ju ka vënë mbikqyrës, që të kujdeseni për kishën e Perëndisë, të cilën ai e bleu me gjakun e vet.

29. E di se, pasi të jem larguar, do të hyjnë mes jush ujq grabitqarë, që nuk do ta kursejnë grigjën.

30. Madje edhe prej jush do të dalin njerëz që do t’ju mësojnë gjëra të gënjeshtërta për t’i tërhequr dishepujt pas vetes.

31. Prandaj, rrini zgjuar e kujtohuni se secilin e kam mësuar pa reshtur, me lot, ditë e natë, për tre vjet.

32. E tani po ju lë në dorë të Perëndisë dhe në fjalën e hirit të tij. Perëndia e ka fuqinë t’ju rrisë në besim dhe t’ju japë trashëgiminë bashkë me të gjithë të shenjtëruarit.

33. Unë nuk i kam kërkuar ndokujt as argjend, as ar e as rroba.

34. Ju e dini vetë se kam punuar me duart e mia për të mbajtur veten dhe ata që ishin me mua.

35. Me të gjitha këto që kam bërë, ju kam dhënë shembullin se edhe ju duhet të punoni kaq shumë për të ndihmuar ata që janë në nevojë, e të kujtoni fjalët e Zotit Jezu, i cili ka thënë: “Më i lum është ai që jep se ai që merr”».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 20