Dhjata e Re

Veprat 2:7-16 Së Bashku (ALNT)

7. Të mahnitur e të habitur thoshin:«A nuk janë galileas të gjithë këta që po flasin?

8. Si, pra, po i dëgjojmë të flasin në gjuhën amtare të secilit prej nesh?

9. Ne të gjithë, partë, medë, elamitë, banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit, të Azisë,

10. të Frigjisë, të Pamfilisë, të Egjiptit, të krahinave të Libisë që i përkasin Kirenës, të ardhurit nga Roma,

11. judenj e të kthyer në besimin e judenjve, kretas e arabë, po i dëgjojmë tek flasin në gjuhët tona amtare për veprat e mëdha të Perëndisë».

12. Të gjithë ishin të mahnitur e të çuditur e i thoshin njëri-tjetrit: «Ç’do të thotë kjo gjë?».

13. Por të tjerë talleshin e thoshin: «Këta janë të dehur me musht».

14. Por Pjetri u ngrit bashkë me të njëmbëdhjetët dhe me zë të lartë u tha:«Burra judenj e të gjithë ju banorët e Jerusalemit, merreni vesh këtë gjë e dëgjojini me kujdes fjalët e mia.

15. Këta nuk janë të dehur, siç pandehni ju, se është vetëm ora nëntë e mëngjesit,

16. por kjo është ajo gjë për të cilën ka folur profeti Joel:

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2