Dhjata e Re

Veprat 2:6-13 Së Bashku (ALNT)

6. Kur dëgjuan ushtimën u mblodhën turmë e mbetën të habitur, sepse i dëgjonin apostujt duke folur në gjuhën e gjithsecilit.

7. Të mahnitur e të habitur thoshin:«A nuk janë galileas të gjithë këta që po flasin?

8. Si, pra, po i dëgjojmë të flasin në gjuhën amtare të secilit prej nesh?

9. Ne të gjithë, partë, medë, elamitë, banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit, të Azisë,

10. të Frigjisë, të Pamfilisë, të Egjiptit, të krahinave të Libisë që i përkasin Kirenës, të ardhurit nga Roma,

11. judenj e të kthyer në besimin e judenjve, kretas e arabë, po i dëgjojmë tek flasin në gjuhët tona amtare për veprat e mëdha të Perëndisë».

12. Të gjithë ishin të mahnitur e të çuditur e i thoshin njëri-tjetrit: «Ç’do të thotë kjo gjë?».

13. Por të tjerë talleshin e thoshin: «Këta janë të dehur me musht».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2