Dhjata e Re

Veprat 2:41-47 Së Bashku (ALNT)

41. Ata që e pranuan fjalën e tij, u pagëzuan dhe atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.

42. Ata i ishin përkushtuar mësimit të apostujve, bashkësisë me njëri-tjetrin, thyerjes së bukës dhe lutjeve.

43. Të gjithë i zuri frika, sepse apostujt bënin shumë mrekulli e shenja.

44. Të gjithë besimtarët ishin të bashkuar dhe kishin gjithçka të përbashkët.

45. Ata shisnin pasuritë dhe pronat e ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës që kishte secili.

46. Çdo ditë, pasi rrinin bashkë në tempull, thyenin bukën në shtëpi dhe hanin ushqim me zemër të gëzuar e të çiltër.

47. Ata lavdëronin Perëndinë dhe populli i kishte për zemër. Zoti u shtonte atyre çdo ditë ata që shpëtoheshin.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2