Dhjata e Re

Veprat 2:34-41 Së Bashku (ALNT)

34. Megjithëse Davidi nuk është ngjitur në qiell, ai thotë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time

35. derisa të t’i vë armiqtë e tu si shtrojë të këmbëve të tua.

36. Le ta dijë, pra, me siguri e tërë shtëpia e Izraelit, se atë Jezu që ju e kryqëzuat, Perëndia e bëri Zot e Krisht».

37. Atyre që i dëgjuan këto, iu trondit zemra dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë: «Ç’duhet të bëjmë, o vëllezër?».

38. Pjetri u tha: «Pendohuni e pagëzohuni secili në emrin e Jezu Krishtit, që t’ju falen mëkatet. Kështu do të merrni dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

39. Se premtimi është për ju, për bijtë tuaj e për të gjithë ata që janë larg, për këdo që Zoti Perëndia ynë, e thërret te vetja».

40. Pjetri dëshmoi edhe me shumë fjalë të tjera dhe i porositi: «Shpëtoni veten nga kjo brezni e mbrapshtë».

41. Ata që e pranuan fjalën e tij, u pagëzuan dhe atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2