Dhjata e Re

Veprat 2:30-35 Së Bashku (ALNT)

30. Meqë ai ishte profet, e dinte se Perëndia i ishte betuar se do të vendoste mbi fronin e tij një pasardhës të vetin.

31. Duke e parashikuar këtë gjë, ai tha për ngjalljen e Krishtit: ai nuk u braktis në ferr, dhe trupi i tij nuk e pa kalbjen.

32. Këtë Jezu, Perëndia e ngjalli dhe për këtë gjë ne të gjithë jemi dëshmitarë.

33. Ai është lartësuar në të djathtën e Perëndisë, ka marrë nga Ati Shpirtin e Shenjtë, që Perëndia na kishte premtuar dhe na e ka dhuruar ne, siç po e shihni dhe po e dëgjoni.

34. Megjithëse Davidi nuk është ngjitur në qiell, ai thotë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time

35. derisa të t’i vë armiqtë e tu si shtrojë të këmbëve të tua.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2