Dhjata e Re

Veprat 2:28-36 Së Bashku (ALNT)

28. Ti më ke treguar udhët e jetës e do të më mbushësh me gëzim në praninë tënde.

29. Vëllezër, më duhet t’ju flas haptas për patriarkun David, i cili vdiq, u varros dhe varri i tij gjendet këtu deri më sot.

30. Meqë ai ishte profet, e dinte se Perëndia i ishte betuar se do të vendoste mbi fronin e tij një pasardhës të vetin.

31. Duke e parashikuar këtë gjë, ai tha për ngjalljen e Krishtit: ai nuk u braktis në ferr, dhe trupi i tij nuk e pa kalbjen.

32. Këtë Jezu, Perëndia e ngjalli dhe për këtë gjë ne të gjithë jemi dëshmitarë.

33. Ai është lartësuar në të djathtën e Perëndisë, ka marrë nga Ati Shpirtin e Shenjtë, që Perëndia na kishte premtuar dhe na e ka dhuruar ne, siç po e shihni dhe po e dëgjoni.

34. Megjithëse Davidi nuk është ngjitur në qiell, ai thotë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time

35. derisa të t’i vë armiqtë e tu si shtrojë të këmbëve të tua.

36. Le ta dijë, pra, me siguri e tërë shtëpia e Izraelit, se atë Jezu që ju e kryqëzuat, Perëndia e bëri Zot e Krisht».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2