Dhjata e Re

Veprat 2:19-27 Së Bashku (ALNT)

19. Do të shfaq gjëra të jashtëzakonshmelart në qiell e mrekulliposhtë në tokë, gjak, zjarr e shtëllunga tymi.

20. Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të vijë dita madhështore dhe e lavdishme e Zotit.

21. Atëherë kushdo që të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.

22. Burra izraelitë, dëgjojini këto fjalë: Jezui i Nazaretit ishte njeriu për të cilin Perëndia dha dëshmi para jush me anë veprash të fuqishme, shenjash të mëdha dhe mrekullish që bëri mes jush nëpërmjet tij, siç e keni parë edhe vetë.

23. Këtë njeri, që ju është dorëzuar juve, sipas vullnetit të Perëndisë dhe planit që ai kishte vendosur më parë, ju vetë e vratë duke e kryqëzuar me duart e të mbrapshtëve.

24. Por Perëndia e ngjalli atë, duke e çliruar nga dhimbjet e vdekjes, se nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante nën pushtetin e saj.

25. Davidi thotë për të: Zotin e kisha gjithmonë para syve. Ai është në të djathtën time, që të mos lëkundem.

26. Prandaj u gëzua zemra ime, gjuha ime u ngazëllye e trupi im do të prehet në shpresë,

27. se ti nuk do ta braktisësh në ferr shpirtin tim as nuk do të lejosh të Shenjtin tënd të shohë kalbjen.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2