Dhjata e Re

Veprat 2:17-26 Së Bashku (ALNT)

17. Në ditët e fundit, thotë Perëndia, do të ndodhë kështu:unë do të derdh Shpirtin tim te të gjithë njerëzit. Bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime e pleqve tuaj do t’u flas përmes ëndrrave.

18. Edhe mbi shërbëtorët e shërbëtoret e mia do të derdh Shpirtin tim, në ato ditë,e ata do të profetizojnë.

19. Do të shfaq gjëra të jashtëzakonshmelart në qiell e mrekulliposhtë në tokë, gjak, zjarr e shtëllunga tymi.

20. Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të vijë dita madhështore dhe e lavdishme e Zotit.

21. Atëherë kushdo që të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.

22. Burra izraelitë, dëgjojini këto fjalë: Jezui i Nazaretit ishte njeriu për të cilin Perëndia dha dëshmi para jush me anë veprash të fuqishme, shenjash të mëdha dhe mrekullish që bëri mes jush nëpërmjet tij, siç e keni parë edhe vetë.

23. Këtë njeri, që ju është dorëzuar juve, sipas vullnetit të Perëndisë dhe planit që ai kishte vendosur më parë, ju vetë e vratë duke e kryqëzuar me duart e të mbrapshtëve.

24. Por Perëndia e ngjalli atë, duke e çliruar nga dhimbjet e vdekjes, se nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante nën pushtetin e saj.

25. Davidi thotë për të: Zotin e kisha gjithmonë para syve. Ai është në të djathtën time, që të mos lëkundem.

26. Prandaj u gëzua zemra ime, gjuha ime u ngazëllye e trupi im do të prehet në shpresë,

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2