Dhjata e Re

Veprat 2:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin mbledhur të gjithë në të njëjtin vend.

2. Papritur u dëgjua një ushtimë nga qielli, si të frynte erë e fortë dhe mbushi tërë shtëpinë ku po rrinin.

3. Atëherë ata panë disa gjuhë si prej zjarri, të ndara nga njëra-tjetra, e mbi secilin prej tyre zbriste nga një gjuhë zjarri.

4. Atëherë të gjithë u mbushën me Shpirtin e Shenjtë e filluan të flisnin gjuhë të tjera, sipas dhuntisë që u jepte Shpirti i Shenjtë për të folur.

5. Në Jerusalem banonin disa judenj, njerëz të përkushtuar ndaj Perëndisë, që vinin nga të gjitha kombet e botës.

6. Kur dëgjuan ushtimën u mblodhën turmë e mbetën të habitur, sepse i dëgjonin apostujt duke folur në gjuhën e gjithsecilit.

7. Të mahnitur e të habitur thoshin:«A nuk janë galileas të gjithë këta që po flasin?

8. Si, pra, po i dëgjojmë të flasin në gjuhën amtare të secilit prej nesh?

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 2