Dhjata e Re

Veprat 19:27-32 Së Bashku (ALNT)

27. Prandaj ka rrezik jo vetëm t’i bjerë vlera punës sonë, por që edhe të mos çmohet më tempulli i perëndeshës së madhe Artemisë dhe asaj t’i humbë madhështia që e ka shtyrë tërë Azinë e botën ta adhurojnë.»

28. Kur e dëgjuan këtë gjë, zejtarët u zemëruan e bërtitën: «E madhe është Artemisa e efesianëve!».

29. Rrëmuja u përhap në gjithë qytetin. Turma u bashkua e shkoi me vrap te teatri, duke tërhequr zvarrë Gajin dhe Aristarkun që ishin maqedonas e që udhëtonin me Palin.

30. Pali donte të dilte para turmës, por dishepujt nuk e lanë.

31. Edhe disa krerë të krahinës së Azisë, që ishin miq të tij, dërguan njerëz tek ai për t’i thënë që të mos shkonte te teatri për të dalë para turmës.

32. Atëherë u bë rrëmujë e madhe ndër të mbledhurit. Disa bërtisnin e thoshin një gjë e të tjerë një gjë tjetër, ndërsa shumica nuk e dinte pse ishin mbledhur.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 19