Dhjata e Re

Veprat 18:6-15 Së Bashku (ALNT)

6. Por ata e kundërshtuan dhe e fyen. Atëherë Pali shkundi pluhurin e rrobave si shenjë kundër tyre dhe u tha: «Për humbjen tuaj jeni vetë fajtorë. Unë nuk kam faj dhe që tani e tutje do të shkoj t’u predikoj kombeve pagane».

7. Pali doli nga sinagoga dhe shkoi në shtëpinë e një njeriu me emrin Tit Justi, një i kthyer në besimin jude, që e kishte shtëpinë afër sinagogës.

8. Krispi, kreu i sinagogës, besoi në Zotin bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. Edhe shumë korintas që e dëgjuan Palin, besuan dhe u pagëzuan.

9. Një natë Zoti i tha Palit në vegim: «Mos ki frikë, por fol e mos hesht,

10. se unë jam me ty dhe askush nuk do të ngrejë dorë kundër teje për të të bërë keq. Shumë nga ata që jetojnë në këtë qytet më përkasin mua».

11. Pali ndenji aty një vit e gjashtë muaj dhe u mësonte atyre fjalën e Perëndisë.

12. Në kohën kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, judenjtë u bashkuan kundër Palit, e çuan para gjykatësit

13. dhe thanë: «Ky njeri po kërkon t’i bindë njerëzit ta adhurojnë Perëndinë në kundërshim me ligjin e Moisiut».

14. Sapo Pali deshi të fliste, Galioni u tha judenjve: «Po të bëhej fjalë për ndonjë krim apo faj të rëndë, o judenj, do të kisha arsye për ta pranuar ankesën tuaj.

15. Por, meqë bëhet fjalë për diskutime lidhur me emra dhe me ligjin tuaj, shikojeni vetë këtë punë. Unë nuk dua të bëhem gjykatës për këto gjëra».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 18