Dhjata e Re

Veprat 17:26-34 Së Bashku (ALNT)

26. Prej një njeriu të vetëm Perëndia i bëri të gjitha kombet, që e mbushin tokën dhe u ka caktuar kohët dhe kufijtë e vendit ku duhet të banojnë.

27. Ai deshi që njerëzit ta kërkojnë dhe të përpiqen ta gjejnë duke kërkuar si në terr, ndonëse ai nuk është larg secilit prej nesh.

28. “Në të jetojmë, lëvizim e jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj,se edhe ne jemi bijtë e tij.”

29. E meqë jemi bijtë e Perëndisë, nuk duhet të mendojmë se hyjnia është e ngjashme me arin, argjendin apo gurin, të punuar nga mjeshtëria dhe aftësia e njerëzve.

30. Por Perëndia nuk i mori parasysh kohët e padijes njerëzore, veçse tani i urdhëron të gjithë njerëzit, kudo që janë, të pendohen,

31. sepse e ka caktuar ditën kur do të gjykojë me drejtësi botën përmes njeriut që po ai e ka caktuar. Dhe këtë e ka provuar duke e ngjallur atë prej të vdekurve».

32. Kur dëgjuan për ngjalljen e të vdekurve, disa filluan të talleshin, ndërsa të tjerët thanë: «Për këtë do të të dëgjojmë një herë tjetër».

33. Atëherë Pali u largua prej tyre.

34. Por disa nga ata shkuan pas tij dhe besuan në Perëndinë. Ndër këta ishin Dionis Areopagiti, një grua me emrin Damara si edhe disa të tjerë.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 17