Dhjata e Re

Veprat 16:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Pali arriti në Derbë e pastaj edhe në Listër. Atje jetonte një dishepull me emrin Timote. Nëna e tij ishte judease që kishte besuar në Jezuin, ndërsa i ati ishte grek.

2. Për të flisnin mirë vëllezërit besimtarë në Listër e në Ikon.

3. Pali deshi që Timoteu ta shoqëronte, prandaj e mori me vete dhe e rrethpreu për shkak të judenjve që jetonin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se i ati ishte grek.

4. Ndërsa shkonin nga qyteti në qytet, i njoftonin njerëzit për vendimet që ishin marrë nga apostujt e pleqtë e kishës në Jerusalem dhe i porosisnin që t’i zbatonin.

5. Kështu kishat forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër çdo ditë.

6. Ata kaluan nëpër krahinën e Frigjisë e të Galatisë, sepse Shpirti i Shenjtë ua kishte ndaluar ta predikonin fjalën e Perëndisë në Azi.

7. Kur arritën afër Misisë, u munduan të shkonin në Bitini, por Shpirti i Jezuit nuk i lejoi,

8. prandaj kaluan nëpër Misi e shkuan në Troadë.

9. Gjatë natës Pali pa një vegim. Përpara i qëndronte një maqedonas, që i lutej e i thoshte: «Eja në Maqedoni e na ndihmo!».

10. Kur pa këtë vegim, menjëherë u përpoqëm të shkonim në Maqedoni, të bindur se Perëndia na kishte thirrur t’ua shpallnim ungjillin atyre.

11. Pastaj lundruam nga Troada drejt Samotrakës dhe të nesërmen për në Neapojë

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 16