Dhjata e Re

Veprat 10:7-13 Së Bashku (ALNT)

7. Kur u largua engjëlli që foli me të, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e vet ndërsa nga radhët e atyre që i shërbenin thirri një ushtar që ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë.

8. Pasi u tregoi gjithçka, i dërgoi në Jopë.

9. Të nesërmen, rreth mesditës, ndërsa ata po ecnin e po i afroheshin qytetit, Pjetri hipi në tarracë për t’u lutur.

10. Atë e mori uria e donte të hante. Ndërsa po i përgatisnin ushqimin, pati një vegim.

11. Ai pa qiellin të hapur e diçka si një pëlhurë të madhe që zbriste e ulej në tokë e mbajtur në të katër cepat.

12. Në pëlhurë gjendeshin të gjitha llojet e katërkëmbëshve, të zvarranikëve të tokës e të shpendëve të qiellit.

13. Atëherë dëgjoi një zë që i tha: «Ngrihu, Pjetër. Ther e ha».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 10