Dhjata e Re

Veprat 10:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Në Cezare jetonte një njeri me emrin Kornel. Ai ishte centurion i asaj që quhej kohorta italike.

2. Korneli ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë dhe e druante atë bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. Ai i jepte shumë lëmoshë popullit dhe i lutej Perëndisë.

3. Një pasdite, rreth orës tre, ai pa qartë në një vegim një engjëll të Perëndisë që shkoi tek ai e i tha: «Kornel!».

4. Ai ia nguli sytë e i frikësuar i tha: «Çfarë ka o Zot?».Engjëlli i tha: «Lutjet dhe lëmoshët e tua kanë arritur para Zotit dhe ai të ka kujtuar.

5. Dërgo tani në Jopë ndonjë njeri te Simoni që quhet Pjetër.

6. Ai po rri te Simon lëkurëpunuesi, që e ka shtëpinë afër detit».

7. Kur u largua engjëlli që foli me të, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e vet ndërsa nga radhët e atyre që i shërbenin thirri një ushtar që ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë.

8. Pasi u tregoi gjithçka, i dërgoi në Jopë.

9. Të nesërmen, rreth mesditës, ndërsa ata po ecnin e po i afroheshin qytetit, Pjetri hipi në tarracë për t’u lutur.

10. Atë e mori uria e donte të hante. Ndërsa po i përgatisnin ushqimin, pati një vegim.

11. Ai pa qiellin të hapur e diçka si një pëlhurë të madhe që zbriste e ulej në tokë e mbajtur në të katër cepat.

12. Në pëlhurë gjendeshin të gjitha llojet e katërkëmbëshve, të zvarranikëve të tokës e të shpendëve të qiellit.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 10