kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3

Dhjata e Re

Titit 3 Së Bashku (ALNT)

Vazhdo veprat e mira

1. Kujtoju besimtarëve t’u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, të jenë të gatshëm për çdo vepër të mirë,

2. të mos fyejnë askënd, të jenë të paqtë, të durueshëm dhe të tregojnë butësi me të gjithë njerëzit.

3. Dikur edhe ne ishim të marrë, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave dhe të epsheve të ndryshme. Ne jetonim në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke urryer njëri-tjetrin.

4. Po kur u shfaq për njerëzitmirësia dhe dashuriae Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

5. ai na shpëtoi,jo për shkak të ndonjë vepre drejtësieqë bëmë ne,po për shkak të mëshirës së tij,përmes larjes së rilindjesdhe ripërtëritjesqë Shpirti i Shenjtë kryen në ne.

6. Këtë Shpirt të Shenjtëai e derdhi mbi nepa u kursyer,përmes Jezu Krishtit,Shpëtimtarit tonë,

7. që ne,duke u bërë të drejtëprej hirit të tij,të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar,që është shpresa jonë.

8. Kjo fjalë është e besueshme.Unë dua që këto gjëra t’i pohosh me siguri, me qëllim që ata që i kanë besuar Perëndisë të përkushtohen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.

9. Por ti shmangu nga debatet e marra, gjenealogjitë, grindjet e zënkat për ligjin e Moisiut, pasi ato janë të padobishme dhe të kota.

10. Shmangu edhe nga përçarësit, pasi t’i kesh qortuar një ose dy herë.

11. Ti e di se njerëz të tillë janë çoroditur dhe mëkatojnë duke dënuar veten.

Porosi dhe përshëndetje vetjake

12. Kur të dërgoj te ti Artemain ose Tikikun, nxito të vish tek unë në Nikopojë, sepse kam vendosur ta kaloj dimrin aty.

13. Kujdesu për udhëtimin e Zenës, juristit, dhe Apolonit, që të mos u mungojë asgjë.

14. Edhe tanët le të mësojnë t’u kushtohen veprave të mira, që të mund të përballojnë nevojat e ngutshme e që jeta e tyre të jetë e frytshme.

15. Të përshëndesin të gjithë ata që janë me mua. Përshëndeti vëllezërit besimtarë që na duan.Hiri qoftë me ju të gjithë!