Dhjata e Re

Romakëve 9:9-15 Së Bashku (ALNT)

9. Sepse kjo është fjala e premtimit: Në kohën e duhur do të vij te ti dhe Sara do të bëhet me djalë.

10. Jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga po ky burrë, nga Isaku ati ynë.

11. Binjakët nuk kishin lindur ende dhe nuk kishin bërë ndonjë të mirë a të keqe kur Perëndia, për të treguar se qëllimi i tij mbështetet vetëm në zgjedhjen e tij,

12. jo te veprat e njeriut, por tek ai që e thërret, i tha Rebekës: Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit.

13. Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Jakobin e desha, por Esaun e urreva.

14. Ç’të themi pra? A është Perëndia i padrejtë? Larg qoftë!

15. Sepse ai i thotë Moisiut: Do të kem mëshirë për atë që dua të mëshiroj dhe do të kem dhembshuri për atë që dua të kem dhembshuri.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9