Dhjata e Re

Romakëve 9:30-33 Së Bashku (ALNT)

30. Ç’të themi pra? Kombet pagane që nuk kërkonin të bëheshin të drejtë nga Perëndia, u bënë të drejtë përmes besimit;

31. ndërsa Izraeli që kërkonte një ligj për t’u bërë i drejtë, nuk e përmbushi ligjin e Moisiut.

32. Përse? Sepse donte të bëhej i drejtë jo përmes besimit, por përmes veprave të ligjit të Moisiut. Kështu u penguan te guri i pengesës.

33. Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Ja, po vë në Sion një gur pengese, një shkëmb që i rrëzon. Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9