Dhjata e Re

Romakëve 9:22-32 Së Bashku (ALNT)

22. Megjithëse Perëndia donte të shfaqte zemërimin e tij dhe të bënte të njohur pushtetin e tij, ai u tregua shumë i duruar me enët që e meritonin zemërimin e tij dhe që ishin bërë për t’u shkatërruar.

23. Ai donte edhe t’u bënte të njohur pasuritë e lavdisë së tij atyre të cilëve u tregoi mëshirën e tij dhe që i parapërgatiti për lavdi.

24. Këta jemi ne që na thirri Perëndia, jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga kombet.

25. Sikurse thotë te Hosea: Atë që nuk ishte populli im, do ta quaj populli im; atë që nuk ishte e dashur, do ta quaj të dashur.

26. Dhe në vendin ku u qe thënë: «Ju nuk jeni populli im», atje ata do të quhen bij të Perëndisë së gjallë.

27. Edhe Isaia thërret për Izraelin: Sikur numri i bijve të Izraelit të jetë si rëra e detit, vetëm një pjesë e mbetur prej tyre do të shpëtohet.

28. Sepse Zoti do ta përmbushë fjalën e tij me shpejtësi mbi tokë.

29. Dhe sikurse kishte parathënë Isaia: Nëse Zoti i ushtrive nuk do të na linte pasardhës, do të ishim bërë si Sodoma dhe do të ngjanim si Gomorra.

30. Ç’të themi pra? Kombet pagane që nuk kërkonin të bëheshin të drejtë nga Perëndia, u bënë të drejtë përmes besimit;

31. ndërsa Izraeli që kërkonte një ligj për t’u bërë i drejtë, nuk e përmbushi ligjin e Moisiut.

32. Përse? Sepse donte të bëhej i drejtë jo përmes besimit, por përmes veprave të ligjit të Moisiut. Kështu u penguan te guri i pengesës.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9