Dhjata e Re

Romakëve 9:15-24 Së Bashku (ALNT)

15. Sepse ai i thotë Moisiut: Do të kem mëshirë për atë që dua të mëshiroj dhe do të kem dhembshuri për atë që dua të kem dhembshuri.

16. Pra, nuk varet as nga vullneti e as nga përpjekjet e njeriut, por nga Perëndia që ka mëshirë.

17. Sepse në Shkrimin e shenjtë Perëndia i thotë faraonit: Pikërisht për këtë gjë të kam lartësuar, që të shfaq fuqinë time në ty dhe që të shpallet emri im në të gjithë tokën.

18. Kështu pra, Perëndia ka mëshirë për atë që do dhe bën kokëfortë atë që do.

19. Por ti do të më thuash: «Pse atëherë Perëndia ende na fajëson? Kush mund t’i bëjë ballë vullnetit të tij?».

20. Po kush je ti o njeri që t’i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t’i thotë krijesa Krijuesit: «Përse më ke bërë kështu?».

21. A nuk ka të drejtë poçari që të bëjë nga e njëjta masë argjile një enë të kushtueshme dhe një tjetër të zakonshme?

22. Megjithëse Perëndia donte të shfaqte zemërimin e tij dhe të bënte të njohur pushtetin e tij, ai u tregua shumë i duruar me enët që e meritonin zemërimin e tij dhe që ishin bërë për t’u shkatërruar.

23. Ai donte edhe t’u bënte të njohur pasuritë e lavdisë së tij atyre të cilëve u tregoi mëshirën e tij dhe që i parapërgatiti për lavdi.

24. Këta jemi ne që na thirri Perëndia, jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga kombet.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9