Dhjata e Re

Romakëve 9:11-19 Së Bashku (ALNT)

11. Binjakët nuk kishin lindur ende dhe nuk kishin bërë ndonjë të mirë a të keqe kur Perëndia, për të treguar se qëllimi i tij mbështetet vetëm në zgjedhjen e tij,

12. jo te veprat e njeriut, por tek ai që e thërret, i tha Rebekës: Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit.

13. Sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Jakobin e desha, por Esaun e urreva.

14. Ç’të themi pra? A është Perëndia i padrejtë? Larg qoftë!

15. Sepse ai i thotë Moisiut: Do të kem mëshirë për atë që dua të mëshiroj dhe do të kem dhembshuri për atë që dua të kem dhembshuri.

16. Pra, nuk varet as nga vullneti e as nga përpjekjet e njeriut, por nga Perëndia që ka mëshirë.

17. Sepse në Shkrimin e shenjtë Perëndia i thotë faraonit: Pikërisht për këtë gjë të kam lartësuar, që të shfaq fuqinë time në ty dhe që të shpallet emri im në të gjithë tokën.

18. Kështu pra, Perëndia ka mëshirë për atë që do dhe bën kokëfortë atë që do.

19. Por ti do të më thuash: «Pse atëherë Perëndia ende na fajëson? Kush mund t’i bëjë ballë vullnetit të tij?».

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9