Dhjata e Re

Romakëve 6:19-23 Së Bashku (ALNT)

19. Po flas me shembuj njerëzorë, për shkak të natyrës suaj të dobët që nuk kupton. Sikurse dikur i vinit gjymtyrët tuaja në shërbim të ndyrësisë dhe të paudhësisë që të çojnë në një jetë pa ligjin e Perëndisë, kështu tani t’i vini gjymtyrët tuaja në shërbim të drejtësisë së Perëndisë, që të çon në një jetë të shenjtë.

20. Kur ishit skllevër të mëkatit, ju ishit të lirë për sa i përket drejtësisë së Perëndisë.

21. Çfarë fituat, pra, nga gjërat që bënit në atë kohë e për të cilat tani keni turp? Fundi i këtyre gjërave është vdekja.

22. Por tani që jeni çliruar nga mëkati dhe jeni vënë në shërbim të Perëndisë, ju keni fituar udhëtimin drejt një jete të shenjtë, fundi i të cilit është jeta e amshuar.

23. Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 6