Dhjata e Re

Romakëve 4:8-13 Së Bashku (ALNT)

8. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia llogarisë mëkatin!

9. A vlen kjo lumni vetëm për të rrethprerët apo edhe për të parrethprerët? Ne sapo thamë: Për shkak të besimit Perëndia e bëri të drejtë Abrahamin.

10. Po kur e bëri të drejtë? Kur ishte i rrethprerë apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po kur ishte i parrethprerë.

11. Abrahami e mori shenjën e rrethprerjes si vulë që tregonte se ishte bërë i drejtë përmes besimit kur ishte ende i parrethprerë. Kështu, ai u bë ati i të gjithë atyre që besojnë në Perëndinë pa u rrethprerë, në mënyrë që Perëndia t’i bëjë të drejtë për shkak të besimit.

12. Ai u bë edhe ati i atyre të rrethprerëve që nuk janë vetëm të rrethprerë, por që edhe ecin në gjurmët e besimit që kishte ati ynë, Abrahami, para se të rrethpritej.

13. Perëndia i premtoi Abrahamit dhe pasardhësve të tij se Abrahami do të trashëgonte botën jo përmes bindjes ndaj ligjit të Moisiut, por përmes besimit që e bëri atë të drejtë.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 4