Dhjata e Re

Romakëve 4:7-17 Së Bashku (ALNT)

7. Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe u janë fshirë mëkatet!

8. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia llogarisë mëkatin!

9. A vlen kjo lumni vetëm për të rrethprerët apo edhe për të parrethprerët? Ne sapo thamë: Për shkak të besimit Perëndia e bëri të drejtë Abrahamin.

10. Po kur e bëri të drejtë? Kur ishte i rrethprerë apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po kur ishte i parrethprerë.

11. Abrahami e mori shenjën e rrethprerjes si vulë që tregonte se ishte bërë i drejtë përmes besimit kur ishte ende i parrethprerë. Kështu, ai u bë ati i të gjithë atyre që besojnë në Perëndinë pa u rrethprerë, në mënyrë që Perëndia t’i bëjë të drejtë për shkak të besimit.

12. Ai u bë edhe ati i atyre të rrethprerëve që nuk janë vetëm të rrethprerë, por që edhe ecin në gjurmët e besimit që kishte ati ynë, Abrahami, para se të rrethpritej.

13. Perëndia i premtoi Abrahamit dhe pasardhësve të tij se Abrahami do të trashëgonte botën jo përmes bindjes ndaj ligjit të Moisiut, por përmes besimit që e bëri atë të drejtë.

14. Nëse ata që i binden ligjit të Moisiut do të bëheshin trashëgimtarë të premtimit, atëherë besimi do të ishte i kotë dhe premtimi nuk do të kishte më vlerë.

15. Sepse ligji i Moisiut sjell zemërimin e Perëndisë, por ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje të ligjit.

16. Prandaj, premtimi përmbushet prej besimit, që të jetë nga hiri i Perëndisë dhe të jetë i sigurt për të gjithë pasardhësit e Abrahamit, jo vetëm për ata që e zbatojnë ligjin e Moisiut, por edhe për ata që besojnë si Abrahami. Ai është ati i ne të gjithëve,

17. sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Të kam bërë atë të shumë kombeve. Ai është ati ynë para Perëndisë të cilit i besoi, Perëndisë që u jep jetë të vdekurve dhe që me anë të fjalës së tij krijoi gjithçka që nuk ekzistonte më parë.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 4