Dhjata e Re

Romakëve 4:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Ç’të themi, pra, për Abrahamin, stërgjyshin tonë? Çfarë fitoi ai si njeri?

2. Nëse Abrahami do të ishte bërë i drejtë falë veprave, atëherë ai do të kishte pse të mburrej, por jo para Perëndisë.

3. Çfarë thotë Shkrimi i shenjtë? Abrahami i besoi Perëndisë dhe për shkak të besimit Perëndia e bëri atë të drejtë.

4. Shpërblimi që i jepet punëtorit nuk është dhuratë, por është një detyrim ndaj tij.

5. Ndërsa ai që nuk ka vepra, por i beson Perëndisë që bën të drejtë mëkatarin, për shkak të besimit, bëhet i drejtë.

6. Po ashtu edhe Davidi e quan të lum njeriun që Perëndia e bën të drejtë pa vepra:

7. Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe u janë fshirë mëkatet!

8. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia llogarisë mëkatin!

9. A vlen kjo lumni vetëm për të rrethprerët apo edhe për të parrethprerët? Ne sapo thamë: Për shkak të besimit Perëndia e bëri të drejtë Abrahamin.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 4