Dhjata e Re

Romakëve 14:14-23 Së Bashku (ALNT)

14. Unë e di dhe jam i bindur prej Zotit Jezu se asgjë nuk është e papastër vetvetiu. Por nëse dikush e vlerëson diçka si të papastër, atëherë ajo është e papastër për të.

15. Nëse vëllai yt lëndohet për shkak të ushqimit tënd, atëherë ti nuk po sillesh më me dashuri ndaj tij. Për shkak të ushqimit mos e ço drejt humbjes vëllanë tënd, për të cilin vdiq Krishti.

16. Mos bëni që të shahet ajo që është e mirë për ju.

17. Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe dhe gëzim në Shpirtin e Shenjtë.

18. Kush i shërben kështu Krishtit, i pëlqen Perëndisë dhe miratohet prej njerëzve.

19. Prandaj, të kërkojmë gjërat që sjellin paqen dhe rritjen shpirtërore të të gjithëve.

20. Mos e shkatërro veprën e Perëndisë për shkak të ushqimit. Të gjitha ushqimet janë të pastra, por bën keq ai që me ushqimin e tij bëhet gur pengese për tjetrin.

21. Është mirë të mos hash mish, të mos pish verë e as të mos bësh ndonjë gjë tjetër që do të bëhej gur pengese për vëllanë tënd.

22. Besimin që ke, mbaje për vete para Perëndisë. Lum ai që nuk e dënon ndërgjegjja për ushqimet që zgjedh të hajë.

23. Por kush është me dy mendje për sa i përket ushqimit, e megjithatë ha, ai është i dënuar, sepse nuk vepron sipas asaj që beson. Gjithçka që nuk vjen prej besimit, është mëkat.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 14