Dhjata e Re

Romakëve 14:11-18 Së Bashku (ALNT)

11. Shkrimi i shenjtë thotë: Unë jetoj, thotë Zoti, çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të përlëvdojë Perëndinë.

12. Kështu pra, çdonjëri prej nesh do të përgjigjet para Perëndisë për veten e vet.

13. Prandaj të mos gjykojmë më njëri-tjetrin, por më mirë të kemi kujdes për të mos i vënë vëllait gur pengese e as lak.

14. Unë e di dhe jam i bindur prej Zotit Jezu se asgjë nuk është e papastër vetvetiu. Por nëse dikush e vlerëson diçka si të papastër, atëherë ajo është e papastër për të.

15. Nëse vëllai yt lëndohet për shkak të ushqimit tënd, atëherë ti nuk po sillesh më me dashuri ndaj tij. Për shkak të ushqimit mos e ço drejt humbjes vëllanë tënd, për të cilin vdiq Krishti.

16. Mos bëni që të shahet ajo që është e mirë për ju.

17. Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe dhe gëzim në Shpirtin e Shenjtë.

18. Kush i shërben kështu Krishtit, i pëlqen Perëndisë dhe miratohet prej njerëzve.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 14