Dhjata e Re

Romakëve 12:9-21 Së Bashku (ALNT)

9. Dashuria duhet të jetë e sinqertë. Urreni të keqen, kapuni fort tek e mira.

10. Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.

11. Mos t’ju mungojë zelli, por me zjarr në shpirt t’i shërbeni Zotit.

12. Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje.

13. Jepni për nevojat e besimtarëve të krishterë, jini mikpritës.

14. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

15. Gëzoni me ata që gëzojnë, vajtoni me ata që vajtojnë.

16. Jini në një mendje me njëri-tjetrin; mos jini mendjemëdhenj, por përfillni të përulurit. Mos e mbani veten për të mençur.

17. Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. Kujdesuni që të bëni të mirën në sytë e të gjithë njerëzve.

18. Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit.

19. Fort të dashur! Mos kërkoni shpagim, por bëni vend për zemërimin e Perëndisë. Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim, thotë Zoti.

20. Por, nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë; nëse ka etje, jepi të pijë. Duke bërë kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij.

21. Mos u mposhtni nga e keqja, por mposhteni të keqen me të mirën.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 12