Dhjata e Re

Romakëve 11:29-36 Së Bashku (ALNT)

29. Thirrja dhe dhuratat e Perëndisë janë të pakthyeshme.

30. Ju dikur nuk i bindeshit Perëndisë, por tani keni marrë mëshirë për shkak të mosbindjes së tyre.

31. Po ashtu edhe këta tani nuk i binden Perëndisë, që për shkak të mëshirës që u tregua për ju, të gjejnë edhe ata mëshirë.

32. Perëndia i kyçi të gjithë në mosbindje, që të tregonte mëshirë për të gjithë.

33. O thellësi e pasurive, e urtisë dhe e njohjes së Perëndisë! Sa të padepërtueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij!

34. Po kush e njohu mendjen e Zotit? Apo kush u bë këshilltar i tij?

35. Kush i ka dhënë ndonjëherë ndonjë gjë Perëndisë, që të kërkojë shpërblim prej tij?

36. Sepse prej tij, përmes tij dhe për të janë të gjitha gjërat. Atij i qoftë lavdia në amshim! Amen!

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 11