Dhjata e Re

Mateu 3:11-17 Së Bashku (ALNT)

11. Unë po ju pagëzoj me ujë, që të pendoheni, por pas meje vjen një që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë as t’i zgjidh sandalet. Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë dhe me zjarr.

12. Ai e mban në dorë terploten dhe do të ndajë grurin nga kashta. Grurin do ta mbledhë në grunar, ndërsa kashtën do ta djegë në një zjarr që nuk shuhet kurrë».

13. Atëherë Jezui erdhi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t’u pagëzuar prej tij.

14. Por Gjoni e kundërshtoi dhe i tha: «Jam unë ai që duhet të pagëzohem prej teje, e ti vjen tek unë?».

15. Jezui iu përgjigj: «Lëre për tani, se kështu duhet, që të përmbushim tërë drejtësinë». Dhe Gjoni pranoi.

16. Pasi u pagëzua, Jezui doli menjëherë nga uji. Dhe ja, qiejt u hapën dhe ai pa Shpirtin e Perëndisë duke zbritur në formë pëllumbi e duke ardhur tek ai.

17. Atëherë u dëgjua një zë nga qielli, që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 3