Dhjata e Re

Mateu 3:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë.

2. Ai thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».

3. Gjoni është ai për të cilin është folur përmes profetit Isaia, që ka thënë: Një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij.

4. Gjoni ishte i veshur me një rrobë prej leshi deveje dhe mbante një brez lëkure rreth ijëve. Ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

5. Atëherë njerëz nga Jerusalemi, nga gjithë Judeja dhe nga mbarë krahina e Jordanit shkonin tek ai

6. dhe, duke rrëfyer haptazi mëkatet e tyre, pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan.

7. Kur pa Gjoni se shumë farisenj dhe saducenj vinin për t’u pagëzuar tek ai, u tha:«Pjellë nepërkash! Kush ju mësoi t’i ikni zemërimit që po vjen?

8. Tregojeni me vepra se jeni penduar

9. dhe mos mendoni se do t’i thoni vetes: kemi për atë Abrahamin. Unë po ju them se Perëndia mund t’i japë bij Abrahamit edhe nga këta gurë.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 3